Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREParku arkeologjik i Apolonisë:Më shumë se 20% vizitorë vendas dhe të huaj

Parku arkeologjik i Apolonisë:Më shumë se 20% vizitorë vendas dhe të huaj

Me fillimin e sezonit turistik në parkun arkeologjik të Apolonisë ka një frekuentim të lartë të vizitorëve të huaj por edhe vendas. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje me 20% të numrit të turistave. Fillimi i sezonit turistik në Parkun Arkeologjik të Apolonisë , ka thyer çdo parashikim këtë vit për këtë sezon. Sipas drejtoreshës së këtij parku Ornela Dyrmishi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje me 20% të numrit të vizitorëve vendas e të huaj. Parku arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një ndër destinacionet turistike më të preferuara , ku pjesa më e lakmuar mbetet pjesa antike por një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe bregdetit. Po sipas drejtoreshës Dyrmishi , për t’iu ofruar turistëve shërbime edhe më bashkëkohore do të vijojnë investimet në infrastrukturë , krijimin e shtigjeve të reja, ofrimin e një hapësirë më të bollshme për parkimin e automjeteve, larg mjediseve të parkut, për të shmangur edhe ndotjen vizuale e mjedisore. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments