Parkimi publik pranë Stacionit të Trenit është me 6 nivele. Projekti përfshin një sipërfaqe rreth 15 mijë metra2, në dispozicion për rreth 400 mjete dhe evente të ndryshme me një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm.
E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë.





