Lirimi i hapësirave në qytetin e Shkodrës, por edhe në të gjithë vendin, nga jugu në veri po kthen më shumë sipërfaqe në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.

Në Shkodër, ka nisur puna për materializimin e projektit, që bashkia e këtij qyteti e cilëson si ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Prona, e njohur si ish-reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, i ka kaluar bashkisë Shkodër dhe 22 mijë metra katrorë do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe qytetarëve  si një hapësirë rekreative.