Gati 90% e parizianëve votuan kundër monopatinave me qira, sipas BBC. Nëse bashkia ndjek indikacionet e popullsisë, dhënia me qira pa pagesë e monopateve do të ndalohet nga shtatori. Parizianët kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të monopateve elektrikë në qytetin e tyre duke i dhënë një goditje të madhe operatorëve të tyre dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore. Gati 90 për qind e votave të hedhura të dielën favorizuan ndalimin e pajisjeve me bateri, treguan rezultatet zyrtare. Por, më pak se 8% e atyre që kishin të drejtë dolën për të votuar. Referendumi u thirr në përgjigje të numrit në rritje të njerëzve të plagosur dhe të vrarë nga monopatinat elektrike në kryeqytetin francez. Nga 1,38 milionë njerëz në listën elektorale të qytetit, sipas shifrave zyrtare, pak më shumë se 103 000 morën pjesë. Nga këto, mbi 91 300 votuan kundër skuterëve. Parisi ishte një nga qytetet e para që adoptoi automjetet elektrike, por kritikët thonë se ato po shkaktonin më shumë dëm sesa përfitime. ATSH
Parisi ndalon marrjen me qira të monopatinave
RELATED ARTICLES