Dislokimi masiv i policisë për Lojërat Olimpike ka çuar në një rënie të mprehtë të krimit në zonën e madhe të Parisit, tha sot ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Gjatë një vizite në një stacion policie në periferi të Parisit, Saint-Denis, ministri i Brendshëm tha se – pjesërisht falë pranisë së shtuar të forcave të sigurisë, kishte pasur një rënie të madhe të numrit të shkeljeve javën e kaluar.

Vjedhjet ranë me 24% dhe vjedhjet e makinave me 10% që nga fillimi i Lojërave. Veprat e dhunshme në transportin publik ranë me 40%.

“Deri më tani, 200 arrestime janë bërë në zonën e madhe të Parisit”, tha ai.

“Disa akte të planifikuara dhune me një motiv të mundshëm terrorist – ishin penguar nga shërbimet e inteligjencës”, tha Darmanin.

“Ne arrestojmë çdo ditë njerëz që besojmë se mund të kryejnë një akt, por nuk ka patur asnjë kërcënim të karakterizuar, asnjë organizatë nga jashtë që ka tentuar të sulmojë”, tha ai.

Rreth 30 000 oficerë policie dhe rreth 10 000 punonjes të stafit ushtarak janë duke u dislokuar për të mbrojtur Lojërat Olimpike në zonën e madhe të Parisit.