Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim.

Porja tha se megjithëse ka patur një rritje të vlerave termike, kjo në orët e mbrëmjes dhe në vijim do të shoqërohet me kthim të vranësirave dhe reshjeve.

Ajo tha gjithashtu se era do të ndryshojë drejtim, nga verior dhe veri-lindor, do të vijojë të fryjë me drejtim jug-perëndimor.

“Dita e sotme do të jetë dita e fundit me diell, pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi shtim të vranësirave dhe mot të paqëndrueshëm. Reshje të të gjitha llojeve në territorin shqiptar.

Ka patur një rritje të lehtë të vlerave termike në mëngjes. Rritja do të vijojë me rreth 2 gradë gjatë orëve të mesditës. Termometri në orët e mëngjesit luhatet nga 0 dhe 1 gradë në zonat e thella malore deri në 10 gradë në vijën bregdetare, ndërsa gjatë mesditës do të kemi temperatura nga 10-19 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me drejtim jug-perëndimor gjatë gjithë ditës së sotme. Orët e natës por edhe paraditja e nesërme vijon me të njëjtën tablo sinoptike”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.