Meteorologu Hakil Osmani , në një lidhje live në News24 ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.Sipas tij dita e sotme ka nisur me vranësira dhe java do të jetë e zymtë me intervale dhe se rreshjet do të mbizotërojnë kryesisht në jug.“Dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të jetë e zymtë, me intervale. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.” tha ai Më tej ai shtoi se java e parë e prillit do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me luhatje të lehtë temperaturash. “Java e parë e prillit do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me të lehtë temperaturash. Të premten temperaturat do të shkojnë në 23 gradë celcius.” theksoi meteorologu Meteorologu tha gjithashu se temperaturat e ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore “Në mes të prillit, temperaturat e ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore” tha Osmani