Meterologia, Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se pritet që të kemi rënie të temperaturave.

Porja: Në fakt ende kanë qenë prezente këto masat ajrore të paqëndrueshme të cilët përfshijnë që në mesin e javës tjetër, janë në largim në fakt edhe sot reshjet kanë qenë të pakta.

Pritet që orët vijuese të sjellin ndërprerje të tyre.

Edhe pse vranësirat janë prezente parashikohen që të mos ketë reshje.

Nesër do të kemi shumë pak reshje vetëm në skajin jugor të papërfillshme dhe jo problematike dhe më pas do të kemi disa ditë të njëpasnjëshme pa reshje.

Sot e gjatë natës presim që një masë e ftohtë të depërtojë drejt Gadishullit të Ballkanit, nuk është epiqendër Shqipëria.

Në Shqipëri presim që të kemi rënie të temperaturave.

Parashikohet që temperaturat të ulen nga e marta deri të dielën.