Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona. Dyshohet se ata kanë vendosur në mënyrë të qëllimshme zjarr në Lushnjë, Kavajë dhe Lazarat. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e kontrolleve të për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia njofton se “identifikohen 3 shtetas që ndezën zjarre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha toke, në Kavajë, në Lazarat dhe në Lushnjë. Njëri prej tyre u arrestua në flagrancë, pasi zjarri që ai ndezi rrezikoi banesat, ndërsa 2 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë”, njofton Policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. U., 65 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e kashtës, në tokën e tij, në fshatin Lekaj, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikur banesa dhe prona të banorëve të tjerë të fshatit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, është bërë e mundur fikja e zjarrit”, vijon njoftimi i Policisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbetjeve të grurit, në vendin e quajtur “Sifoni”, në fshatin Lazarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri (rreth 5 dynymë)”, bën të ditur Policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “18 Tetori”, zjarri që 43-vjeçarja kishte ndezur për djegien e mbeturinave, ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të një shtetasi tjetër”, vijon njoftimi. “Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota”, thuhet në njoftim. “Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”, përfundon njoftimi i Policisë. atsh
Parandalimi i zjarrvënies, Policia: Tre të ndaluar
RELATED ARTICLES