Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike publikoi analizën teknike për fushatën Phishing në rrjetin WhatsApp.
AKSK ka analizuar teknikisht këtë fushatë phishing që ka prekur shumë qytetarë në Shqipëri, duke zbuluar mekanizmat që përdoren për marrjen e aksesit të paautorizuar në llogaritë e WhatsApp.
Kjo fushatë synon kompromentimin e llogarive të WhatsApp të përdoruesve përmes një skeme mashtruese që shfrytëzon besimin mes kontakteve të afërta dhe mungesën e njohurive për rreziqet e sigurisë kibernetike.
Në dokument gjenden gjithashtu rekomandime të qarta dhe të zbatueshme për përdoruesit që duan të parandalojnë apo të rimarrin kontrollin mbi llogaritë e tyre.