Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREParadë ushtarake për fitoren sovjetike në LIIB

Paradë ushtarake për fitoren sovjetike në LIIB

Parada tradicionale ushtarake që shënon 78-vjetorin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste filloi sot në Moskë, e shoqëruar me masa të gjera sigurie dhe duke u zhvilluar nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Mijëra ushtarë marshuan sot në një mot me diell në Sheshin e Kuq. Presidenti rus, Vladimir Putin iu drejtua ushtarëve në një koment që justifikonte pushtimin e plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj, të nisur më shumë se një vit më parë. “Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë kthese vendimtare”, u tha Putin mijëra ushtarëve në Sheshin e Kuq. “Një luftë e vërtetë është nisur kundër atdheut tonë”, shtoi ai, duke iu referuar luftimeve në Ukrainë që ai filloi më shumë se një vit më parë. “Por, ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbassit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”, theksoi Putin. Më shumë se 10 000 ushtarë marshuan në një shfaqje të fuqisë ushtarake, të shoqëruar nga 125 njësi të pajisjeve ushtarake, sipas informacionit të dhënë nga Rusia. Edhe pse fillimisht nuk pritej të merrte pjesë asnjë lider i huaj, atje ishin të pranishëm liderët bjellorus, kazak, taxhik, turkmen, kirgiz, uzbek dhe armen. Përpara paradës ka pasur spekulime se ajo mund të anulohej pas asaj që dukej të ishte një sulm me dron në Kremlin. Javën e kaluar, dy drone hynë në territorin e Kremlinit, por u rrëzuan mbi kupolën e Pallatit të Senatit nga mbrojtja ajrore. Moska fajëson Kievin për tentativën e supozuar të sulmit ndaj Putinit, ndërsa Ukraina thotë se i gjithë incidenti u organizua nga Rusia. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments