Papa Leone XIV është ‘’Personi i Vitit 2025’’ sipas Institutit Treccani të Enciklopedisë Italiane, i cili e zgjodhi atë “për formësimin e pontifikatit të tij me vlera themelore të përvojës së krishterë, të tilla si maturia, moderimi dhe dëgjimi, shprehja ideale e një kishe të varfër për të varfrit”, shkruan il messagggero.it.

Leone XIV, papa i parë amerikan, thirret të përparësojë një axhendë komplekse, me çështje që duhen zgjidhur ose prerë, përgjatë një rruge zgjedhjesh selektive, përgjigjesh të matura dhe shtyrjesh të menduara mirë. Kjo nuk premton konsensus të lehtë ose të menjëhershëm për një pontifikat të përkushtuar për të promovuar paqen’’, thuhet në motivacionin e Treccani-t.