Çdo luftë është një disfatë. Asgjë nuk zgjidhet me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog, deklaroi papa Françesku në intervistën e gjatë me drejtorin e emisionit të lajmeve të RAI1, Gian Marco Chiocci. “Në luftë një shuplakë sjell tjetrin. Njëra e fortë dhe tjetra edhe më e fortë dhe kështu vazhdon. Lufta është një disfatë”, tha papa. ”(Izraelitët dhe palestinezët – shën. i përkth.) janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”, shtoi Ati i Shenjtë. “Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi papa.