Papa Françesku ka miratuar zyrtarisht lejimin e priftërinjve të bekojnë çiftet e të njëjtit gjini, me një dokument të ri që shpjegon një ndryshim radikal në politikën e Vatikanit, shkruan apnews.com Sipas dokumenti ”njerëzit që kërkojnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit nuk duhet t’i nënshtrohen ‘një analize morale shteruese’ për ta marrë atë”. Dokumenti nga zyra doktrinore e Vatikanit, i botuar sot, shtjellon një letër dërguar nga Françesku dy kardinalëve konservatorë. Në atë përgjigje paraprake, Françesku sugjeroi që ”bekime të tilla mund të ofroheshin në disa rrethana nëse riti nuk ngatërrohej me sakramentin e martesës”. Sipas dokumentit papnor ”bekimet nuk duhet të jepen në të njëjtën kohë me bashkimin civil apo edhe me veshjet dhe gjestet që i përkasin një martese”.