Libri fillimisht ishte planifikuar të botohej pas vdekjes së tij, por tani do të publikohet në kohë për vitin jubilar të Kishës Katolike në 2025.
Sipas njoftimit, Papa Françesku i cili është në detyrë që nga viti 2013, ka punuar për autobiografinë e tij për gjashtë vjet.
“Libri i jetës sime është historia e një udhëtimi shprese, një udhëtim që nuk mund ta ndaj nga udhëtimi i familjes sime, i popullit tim, i të gjithë njerëzve të Zotit. Në çdo faqe, në çdo pasazh, është gjithashtu libri i atyre që kanë udhëtuar me mua, i atyre që erdhën më parë dhe atyre që do të me ndjekin”, tha shtëpia botuese duke cituar papën.
Papa Françesku ka punuar në disa libra – duke përfshirë një autobiografi të titulluar “Life. My Story Through History”, e botuar në 2023.
Libri i ri do të botohet në më shumë se 80 vende. Shtëpia botuese italiane “Mondadori” po koordinon botimin e saj global.
Vitet jubilare zakonisht festohen çdo 25 vjet. Për vitin jubilar në 2025, në Romë pritet te marrin pjese midis 30-40 milionë vizitorë – i cili do të fillojë me hapjen e Derës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit nga papa Françesku më 24 dhjetor 2024.