Papa Françesku ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët për paqe në Ekuador, pas vrasjes së kandidatit presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio të mërkurën në kryeqytetin e Kuitos. “Duke pasur parasysh vuajtjet e shkaktuara nga sulmi, Papa u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave politike ekuadoriane të bashkohen në një angazhim të përbashkët për paqen”, thuheT në një telegram dërguar nga Selia e Shenjtë Kryepeshkopit të Kuitos. Kreu i Kishës Katolike dënoi ashpër dhunën e pajustifikuar me të gjithë fuqinë. Pas lajmit të trishtuar të vrasjes së Villavicencio, Papa Françesku shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij më të thella për të afërmit e Villavicencio dhe të gjithë popullin e dashur të Ekuadorit”, thuhet në telegram. Kandidati i opozitës Villavicencio u qëllua për vdekje të mërkurën pas një mitingu zgjedhor në Kuito. Të paktën nëntë persona u plagosën. Presidenti Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë dhe mobilizoi forcat e armatosura. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në Ekuador më 20 gusht. ATSH
Papa ,bën thirrje për paqe në Ekuador
RELATED ARTICLES