BE për shkollat
“BE për shkollat” është një program i financuar nga Bashkimi Evropian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Programi po zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ai synon të mbështesë qytetarët shqiptarë në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura, konkretisht: Krujë, Durrës, Kurbin, Kamëz, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak dhe Vorë, në fushën e arsimit. Programi synon më shumë se 60 objekte arsimore, me pothuajse më shumë se 1 milion përfitues, nga të cilët 24.000 janë studentë dhe mësues.
BE për bashkitë
“BE për bashkitë” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë potencialin e zhvillimit të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve vendore në Shqipëri. Ai mbështet zhvillimin e infrastrukturës vendore duke ofruar shërbime publike më të mira dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik vendor. Gjithashtu, një nga objektivat e projektit është të mbështesë proceset strategjike dhe t’u mundësojë aktorëve të qeverisjes vendore të mobilizojnë burimet për të zbatuar planet dhe strategjitë e tyre, duke i dhënë përparësi zhvillimit të komuniteteve vendore, përmirësimit të qeverisjes dhe rrjedhimisht, cilësisë së jetës së qytetarëve. Ky program zbatohet bashkërisht me NALAS, Co-PLAN, SDC. /Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri