Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPanele diellore në 10 ndërtesa publike në 4 bashki

Panele diellore në 10 ndërtesa publike në 4 bashki

 Objektivi Global 7 i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG 7) për akses në energji të përballueshme, të besueshme, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë është një nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2015.

Qasja në energji është një shtyllë e rëndësishme për mirëqenien e njerëzve, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë.

Gjatë muajit tetor PNUD njofton se, do të fokusohet në promovimin dhe sensibilizimin e shoqërisë tek ky objektiv SDG 7, mbi Energjinë e Përballueshme dhe të Pastër.

Ndërsa dimri afrohet dhe i ftohti fillon të ndihet në zonat veriore të Shqipërisë, PNUD Albania përmes një financimi nga qeveria e Japonisë, po instalon panele diellore në 10 ndërtesa publike në 4 bashki të vendit.

Shembull konkret janë kopshtet “Ngjyrat” dhe “Bep Tusha” në Shkodër, të cilat po shohin përfitimet e energjisë diellore. Përmes këtij projekti, krijohen garanci të reja për furnizim të pakufizuar me energji dhe ulje kostosh, që do të mbështesin bashkinë.

Kjo punë po zbatohet në frymën e luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe arritjes së SDG7 dhe nënobjektivave të saj në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments