Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave

Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave

Shkrirja e akullnajave po rizgjon viruset dhe bakteret e lashta që kanë qenë të bllokuara në akull prej shekujsh. Ndërsa temperaturat globale rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, bëhet më e mundshme që viruset dhe bakteret e mbyllura në akullnajat dhe ngricat e përhershme mund të rizgjohen dhe infektojnë kafshët e egra lokale. Kjo ngre shqetësimin se pandemia tjetër mund të vijë pikërisht nga shkrirja e akullnajave. Analiza gjenetike e tokës dhe sedimenteve të liqenit Hazen, liqeni më i madh i ujërave të ëmbla të Arktikut në botë, tregon rrezikun e përhapjes virale tek kafshët. Për të kuptuar më mirë rrezikun e shkaktuar nga viruset e ngrira, Dr Stéphane Aris-Brosou dhe kolegët e tij në Universitetin e Otavës në Kanada mblodhën mostra dheu dhe sedimenti nga liqeni Hazen, afër vendit ku rrodhën sasi të vogla, të mesme dhe të mëdha të ujit të shkrirë nga akullnajat lokale. Ekipi nuk përcaktoi se sa nga viruset që ata identifikuan ishin të panjohur më parë. Në vitin 2016, një shpërthim i antraksit në Siberinë veriore që vrau një fëmijë dhe infektoi të paktën shtatë persona të tjerë, iu atribuua një valë të nxehti që shkriu ngricën e përhershme dhe ekspozoi një kufomë të infektuar. Para kësaj, shpërthimi i fundit në rajon kishte qenë në vitin 1941. Gjithashtu në 2021 studiuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA njoftuan se kishin gjetur material gjenetik nga 33 viruse – 28 prej tyre të reja – në mostrat e akullit të marra nga rrafshnalta tibetiane në Kinë. Bazuar në vendndodhjen e tyre, viruset u vlerësuan të jenë afërsisht 15,000 vjet të vjetra.https://lajme.rtsh.al/artikull/pandemia-e-ardhshme-mund-te-vije-nga-shkrirja-e-akullnajave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ