Në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar ka nisur një projekt i cili synon të njohë publikun me rrugën e mundimshme të firmëtarëve të aktit të pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të tyre. Muzeu Historik Kombëtar përcolli në këtë kuadër fakte rreth Pandeli Cales, nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Pandeli Cale lindi në Korçë, më 16 mars 1879. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, mandej kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë, në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punoi në Bukuresht ku merr pjesë në lëvizjen e mërgimtarëve të atjeshëm. Më 1904 kthehet në Shqipëri, ku bashkëpunon me patriotët e kohës Thimi Marko, Themistokli Gërmenji, Sami Pojani, Orhan Pojani, Foqion Turtulli, etj. Pas revolucionit xhonturk të 1908-ës zhvilloi veprimtari të gjerë në organizimin e klubeve e shoqërive patriotike në Korçë. Ai ka qenë kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë”, më 1 tetor 1908. “Banda e Lirisë” shoqëroi me marshe kombëtare dhe ekzekutoi këngë patriotike më 14 shkurt 1910 në mitingun për mbrojtjen e shkronjave shqipe. Në shkurt 1909, ka qenë sekretar i shoqërisë “Lidhja ortodokse” kryesuar nga Mihal Grameno. Në rritjen e lëvizjes së armatosur të viteve 1911-1912 Pandeli Cale dha një kontribut të çmuar. Rreth gusht-shtatorit 1912 largohet nga Shqipëria dhe shkon në Bukuresht. Aty merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe niset me delegacionin që shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i qytetit të Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Në qeverinë e parë kombëtare, Calja merr në dorë drejtimin e ministrisë së bujqësisë, industrisë dhe tregtisë.https://ata.gov.al/2022/11/10/pandeli-cale-nder-firmetaret-e-pavaresise/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on