Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPanairi “Slow Food” në Shtutgard

Panairi “Slow Food” në Shtutgard

““Slow Food international është sot një nga lëvizjet më me ndikim në botën e prodhimit, ushqimit dhe mbi të gjitha mendimit. 37 vite më parë, kur nisi kjo lëvizje, pakkush besonte se do të bëhej kampion i prodhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtësi kryesor i biodiversitetit në Mesdhe dhe më gjerë”, u shpreh ministrja Krifca, teksa evidentoi se, “Slow Food” në këto dekada ka ndërtuar një filozofi të re e cila ndikon në aspektin personal, kombëtar dhe global të marrëdhënies së shoqërisë sonë me ushqimin. Në Panairin e Shtutgardit, marrin pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë, që kanë sjellë produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Gjithashtu këtu gjenden mbi 150 etiketa verërash dhe 50 prodhues të dedikuar. Ndërsa gjithçka është e natyrshme. Për katër ditë, në Shtutgart, fokusi është te ushqimi rajonal, i qëndrueshëm dhe i punuar me dorë. Gëzimi i gatimit dhe kënaqësia e ndërgjegjshme si dhe vlerësimi i kulturave ushqimore janë shtyllat mbështetëse të panairit. Vizitorët vijnë ballë për ballë me prodhuesit dhe artizanët e ushqimit që mbeten anonimë në jetën e përditshme të konsumatorit. Ndërkohë që ekspozuesit këtu janë zotëruesit e kritereve të cilësisë së lartë të Slow Food sipas parimit “mirë, pastër, e drejtë”. Stenda e Shqipërisë në këtë Panair ku prezantohen 11 prodhuese të talentuar ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët po shtojnë interesin për ta pare Shqipërinë në të gjitha dimensionet që ajo afron, gjeografik, të peizazhit e bukurive natyrore, ku padyshim gravitetin e tërheq kulinaria autentike tradicionale shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments