Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPanairi i Punës, marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm

Panairi i Punës, marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm

Gjatë ditës do të jenë të hapura dyert e Panairit të Punës, i cili po mbahet për herë të parë pas pandemisë. Në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, po marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Nga ky panair njëditor po synohet që të rinjve tu ofrohet mundësia për punësim. Nita Prapashtica nga Oda Ekonomike Amerikane tha se për shkak të kërkesave të mëdha te kompanive për punonjës, panairi po organizohet sërish. “Oda Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllimin e njoftimit të punëkërkuesve me punëdhënës potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm, të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane. Është panairi i parë që kemi mbajtur që pas pandemisë dhe po shpresojmë që prej këtij panairi do të ju sigurojmë të rinjve oferta për punësim në të ardhmen ose tash”, u shpreh ajo. Menaxherja e burimeve njerëzore në kompaninë “KFC”, Florina Thaçi tha se kanë vende të shumta pune dhe presin që sot të ketë interesim nga të rinjtë. “Sot në këtë panair presim që të takojmë shumë talentë të rinj, të cilët janë të interesuar t’i bashkohen ekipit tonë dhe të na tregojnë për cilat pozita dhe orientimet e tyre në karrierë, në mënyrë që edhe ne t’iu ndihmojmë që ata të zhvillohen më shumë… Të gjithë personat që janë të interesuar të zhvillohen në karrierë, të fillojnë punën tek ne, të gjithë janë të mirëseardhur. Kemi vende, sepse jemi duke u zgjeruar edhe më tej, jemi duke hapur restorante të reja”, tha ajo. Edhe Sumeja Naili nga Agjencioni i Patundshmërisë “Tafingo” tregoi se janë të hapur për vende të reja të punës. “Pa dyshim që ky prezantim ka shumë dobi për neve si agjencion, për shkak se përveç se do të kemi mundësinë që të prezantohemi si një agjencion i ri një-vjeçar, gjithashtu do të kemi mundësinë edhe të gjejmë punëtorë të ri të cilët duan të bashkëpunojnë me neve dhe të bëhen pjesë e agjencionit tonë”, tha Naili. Diona Halili nga kompania që ofron shërbime të printimit “Art House” tha se panaire të tilla po u ndihmojnë për sigurimin e kontakteve të reja me punëkërkues. “Arsyeja pse kemi vendosur që të bëhemi edhe sponsor i panairit ka qenë se ne mendojmë që fuqia punëtore, sidomos fuqia e re punëtore në Kosovë, ka nevojë për trajnime adekuate që të përgatiten për një treg të punës jo vetëm këtu, por edhe ndërkombëtar… Ne mendojmë që ky model i panaireve dhe jo intervistave face-to-face, por kur njoftohesh me disa njerëz që vijnë me qejf, je në gjendje me pas edhe më shumë zgjedhje”, përfundoi Halili. Panairi i Punës po organizohet sërish pas kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës dhe do të jetë i hapur deri në orën 17:00.http://ata.gov.al/2022/10/13/hapet-panairi-i-punes-marrin-pjese-rreth-20-kompani-te-sektoreve-te-ndryshem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments