Saturday, October 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPanairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në Prishtinë

Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në Prishtinë

Me rastin e edicionit të tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në Prishtinë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) kanë prezantuar ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”. Të pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në sheshin “Zahir Pajaziti” ishin drejtuesit e dy institucioneve arkivore homologe, kreu i DPA-së prof. asoc. dr. Ardit Bido dhe kryeshefi i ASHAK-ut Bedri Zyberaj, përfaqësues të dy organeve bashkëpunuese dhe qytetarë të interesuar. Kjo ekspozitë e prezantuar më herët në Tiranë dhe në Prekaz, në kuadrin e aktiviteteve të organizuara për festat e nëntorit, përmban materiale dokumentare dhe fotografike që ilustrojnë rrugëtimin e mundimshëm drejt lirisë dhe kontributin e paçmueshëm të figurave me rol qendror në shtetformim. Po ashtu, është paraqitur sërish edhe ekspozita me dokumente arkivore mbi figurën shumëplanëshe të Dhimitër Paskos, të popullarizuar më gjerë me emrin e krijimtarisë, Mitrush Kuteli.https://ata.gov.al/2022/12/16/panairi-i-librit-te-vjeter-te-rralle-dhe-te-perdorur-ne-prishtine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments