Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPanairi i Librit në Lajpcig, stenda e Shqipërisë tërheq vëmendjen e lexuesve...

Panairi i Librit në Lajpcig, stenda e Shqipërisë tërheq vëmendjen e lexuesve të huaj

Shqipëria ka stendën e saj në Halle 4 D, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig të Gjermanisë, në hapësirën e Tradukit. Në ceremoninë e hapjes së stendës shqiptare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti, ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela. Stenda e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të huaj. Ditën e djeshme në orën 17:00 u mbajt takimi i parë me shkrimtaren dhe poeten Rita Petro për librin e saj “Vrima” në gjuhën gjermane. Takimi u moderua nga studiuesja Loreta Schillock. Sot nën titullin “A Brave New World”, shkrimtarët e rinj, Suad Arilla, Brajan Sukaj dhe Dionis Prifti, Flogerta Krypi, nën moderimin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, do të diskutojnë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë, mbi sfidat që ata përballen si shkrimtarë të rinj dhe mbi identitetin e kufijtë letrarë. Takimi i radhës do të jetë “Tirana, një ëndërr e shkurtër me Stefan Çapaliku”, nën moderimin e Shqipe Sylejmani dhe me praninë e përkthyeses Zuzana Finger.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments