Wednesday, April 9, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPanairi i Librit në Lajpcig

Panairi i Librit në Lajpcig

Shkrimtarët e rinj, Suad Arill, Brajan Sukaj, Dionis Prifti dhe Flogerta Krypi, do të jenë të pranishëm në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë. “Një program i mbushur me aktivitete dhe diskutime mbi librin shqip, në kontekste më të gjera hapësirash, si dhe mbi letërsinë bashkëkohore shqipe, traditën, gjuhën, përkthimin, do të jetë përgjatë 21-24 marsit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, shkroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Pjesë e organizimeve në pavijonin shqiptar në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig, do të jetë edhe shkrimtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Petro, si dhe albanologia sllovake, Zuzana Finger e studiuesja Loreta Schillock, për sfidat e përkthimit në gjuhën shqipe. Panairi i Lajpcigut është takimi më i rëndësishëm pranveror i industrisë së librit dhe medias. Në të do të ketë 2082 ekspozues nga mbi 40 vende. Është parashikuar të ketë 274,000 vizitorë në qendrën e ekspozitës dhe në të gjithë qytetin, ku 55 mijë prej tyre do të jenë vizitorë tregtarë dhe rreth 3554 gazetarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ