Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të peferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.
Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.
Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.
Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.