Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Palmë e Artë Nderi për Michael Douglas

 Palmë e Artë Nderi për Michael Douglas

Michael Douglas mori Palmën e Artë të Nderit në hapjen e Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë, dje në mbrëmje. ”Kjo do të thotë shumë për mua, sepse ka qindra festivale në mbarë botën, por ka vetëm një Kanë”, tha aktori 78-vjeçar duke e përshkruar atë si një ”nder të pabesueshëm”. Duke vënë në dukje se ai është më i moshuar se festivali, Douglas përmendi karrierën dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë industri. Duke prezantuar Douglas, Uma Thurman e përshkroi atë si ”unik” edhe ”si producent” edhe si ”ikonë e filmit”. Duke prezantuar ceremoninë e hapjes, Chiara Mastroianni tha se ”qëllimi i këtij festivali ka qenë dhe mbetet evokimi i lirisë sonë… për të shprehur fuqinë dhe brishtësinë e ekzistencës sonë”. Ajo mirëpriti në skenë jurinë, të udhëhequr nga regjisori Ruben Ostlund. Filmi ”Jeanne du Barry” hapi festivalin. Ai i referohet historisë së Marie-Jeanne Becu (1743-1793), e dashura e mbretit Luigji XV. Johnny Depp luan rolin e mbretit dhe Maiwenn atë të Becu. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments