Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritet të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin.
Pallati i Sportit në Korçë do të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për organizimin e aktiviteteve dhe garave sportive ndërkombëtare, sipas standardeve bashkëkohore.
Ky projekt do të sjellë shtim të hapësirave dhe kushteve teknike bazuar mbi standarde kombëtare dhe ndërkombëtare duke iu referuar normativave të kërkuara nga FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) dhe FIVB (Federata Ndërkombëtare e Volejbollit), si pajisjet, instalimet dhe çdo gjë që lidhet me përmirësimin e komoditetit termik, akustik, sigurinë ndaj zjarrit etj.





