Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPalasë-Dhërmi do të lidhet me tunelin e Llogorasë

Palasë-Dhërmi do të lidhet me tunelin e Llogorasë

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Aktualisht ka nisur puna për hedhjen e shtresës së parë të asfaltit. Sipas ARRSH-së, punimet kanë ecur me ritme të larta në këtë kantier, ku ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës së bashku me zgjerimin nga kilometri 0 deri në kilometrin 2.5. Projekti parashikon ndërtimin e disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara, si dhe akses me dalje në tunelin e Llogorasë. Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë. Rruga do të jetë e një kategorie të lartë për sa i përket sigurisë rrugore, ndërsa pritet të përfundojë në fillim të sezonit të ardhshëm veror.http://ata.gov.al/2022/08/16/rama-aksi-palase-dhermi-do-te-lidhet-me-tunelin-e-llogorase-lehteson-trafikun/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments