Qeveria britanike shpalli zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë të Anglisë, pas muajve me reshjeve të pakta dhe temperaturave rekord në javët e fundit. Agjencia e Mjedisit bëri të ditur se “pragu i shkaktimit të thatësirës ishte arritur” në tetë rajone të Anglisë teksa në raport shkruhej se vendi po përjetonte sezonin më të thatë që nga viti 1935. Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë bërë që edhe Franca të përballet me një thatësirë rekord teksa po lufton me zjarre të mëdha. Autoriteti meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti u regjistruan reshjet më të pakta në Angli dhe Uells që nga viti 1976. Në deklaratën e qeverisë thuhet se marrja e vendimit për të shpallur gjendjen e thatësirës bazohej në faktorë të tillë si reshjet, rrjedhat e lumenjve dhe nivelet e ujërave nëntokësore dhe rezervuarëve.https://a2news.com/2022/08/12/pak-reshje-dhe-temperatura-rekord-britania-e-madhe-shpall-gjendjen-e-thatesires-ne-disa-zona/
Pak reshje dhe temperatura rekord, Britania e Madhe shpall gjendjen e thatësirës në disa zona
RELATED ARTICLES