Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPajtohen për vazhdimin e partneritetit

Pajtohen për vazhdimin e partneritetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re. Me këtë rast, ministri Sveçla i bëri një rezyme të përgjithshme angazhimeve të tija si ministër dhe prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Sipas një komunikate të MPB-së, në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Barbano falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments