Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPajisje të reja biomjekësore në 18 spitale dhe poliklinika

Pajisje të reja biomjekësore në 18 spitale dhe poliklinika

Investimet në strukturat spitalore, aparatura dhe teknologji kanë qenë disa nga prioritetet kryesore dhe të realizuara gjatë vitit 2022. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot në konferencën për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023 se “kryeqyteti sot ka Pediatrinë e re ndërkohë që Spitali Infektiv në QSUT u rindërtua në një kohë rekord dhe është vënë në shërbim të pacientëve”. “Laçi aktualisht ka spital të ri, në Berat është përuruar Materniteti, në Elbasan Spitali Pediatrik si dhe Qendra e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve është vënë në shërbim të specialistëve dhe fëmijëve. Në serinë e investimeve janë edhe shërbime të tjera të rëndësishme si, blloku kirurgjikal në spitalet rajonale të Shkodrës dhe maternitetit “Koço Gliozheni etj”, tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu tha se “18 spitale dhe poliklinika në vend janë pasuruar me pajisje te reja biomjekësore dhe katër skanera, të cilat rrisin gamën e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe me teknologji të fjalës së fundit”. “QSUT në Tiranë tani ka angiografi të re dhe aparatura të fjalës së fundit për okulistiken dhe për matjen e densimetrisë kockore kanë shkuar në katër spitale rajonale në vend. Urgjencës paraspitalore i është shtuar një flotë e re prej 20 autoambulancash të reja, të cilat kanë rritur jo vetëm flotën motorike, por edhe cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit shëndetësor”, tha Manastirliu. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments