Në Berat nisi sot shpërndarja e pajisjeve të punës falas për bizneset e vogla dhe të mesme. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “secili prej 40 përfituesve të projektit po merr pajisjet dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit, sipas fondit 2500 euro të akorduar”. Pas shpërndarjes në kategorinë e bizneseve të shërbimeve mekanike, do të vijojë shpërndarja edhe në kategoritë e tjera, falë skemës së granteve të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. Demo bëri të ditur se ky është i dyti vit që zbatojnë këtë projekt me fokus në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre sipërmarrjeve. Ky projekt u mundësua në bashkëpunim me Organizatën Help – Hilfe zur Selbsthilfe, financuar nga Ministria e Jashtme gjermane, Aktion Deutschland Hilft dhe bashkëfinancim të bashkisë Berat.
Pajisje pune falas për 40 biznese të vogla dhe të mesme në Berat
RELATED ARTICLES