Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht. Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve. Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar. Duke arsyetuar vendimin për, siç e quajti ai, procedimin për pagat, ai iu referua nenit 5.2, ku thuhet se pjesëmarrja në grevë është vullnetare, pavarësisht deklaratës së sindikatës ku bëhet e ditur se të gjithë po hymë në grevë, si dhe nenit 5.3 ku thuhet se i punësuari nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në grevë kundër vullnetit të tij. Duke folur për vërtetësinë e mbajtjes së grevës nga ana e SBASHK-ut, ministri Murati theksoi se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e punës, ashtu siç kemi parë dhe nga terreni dhe jo ashtu siç është proklamuar nga sindikata. Tutje ai ftoi prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, sepse, sipas tij, çdo ditë e humbur e mësimit është tepër e kushtueshme, sidomos tani kur edhe cilësorisht jemi nën nivelin e rajonit. Më tej ministri Murati përmendi nenin 18 paragrafi 1 ku sqarohet ligji mbi grevën. “Pra në këtë nen thuhet se çdo person që ka qenë në grevë dhe vazhdon të qëndrojë në grevë do të trajtohet sipas paragrafit 1 të nenit 18 të ligjit për grevën, i cili parasheh që të pezullohet obligimi i dyanshëm , pra në njërën anë punëtori nuk ka obligim që ta respektojë kontratën e punës, pra të kryejë punën sipas kontratës dhe në anën tjetër pezullohet obligimi i pagesës nga punëdhënësi”, sqaroi misnitri Murati në Info Plus. Tutje ai përmendi edhe nenin 13, ku flitet për ligjin mbi të drejtën e grevës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615630