Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPaga mesatare u rrit me 9.2 % në korrik-shtator

Paga mesatare u rrit me 9.2 % në korrik-shtator

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2022, është 61.613 lekë, duke u rritur me 9,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Referuar raportit të publikuar nga INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93.4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në aktivitetet e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit është 33.1 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare bruto për aktivitetin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe prej 15.7 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup aktiviteti i administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 5 %. Gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 62.7 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e punëtorëve (profesione elementare) është 36 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto në Forcat e Armatosura ka rritjen më të madhe prej 18.5 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup profesioni i menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë 4.5 %.https://ata.gov.al/2022/12/12/instat-paga-mesatare-u-rrit-me-9-2-ne-korrik-shtator/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ