Pandemia fatkeqësisht vijon të marrë jetë njerëzish dhe kjo pasi në shumë raste qytetarët janë të pavaksinuar dhe vijnë shumë vonë në spital. Mjekët e spitalin infektiv konstatojnë me keqardhje se pavarësisht mundësive për vaksinim dhe protokolleve të trajtimit më të konsoliduara, pacientët në gjendje të rëndë vijnë shumë vonë në spital, duke preferuar kurimin në kushte shtëpie. Mjekja infeksioniste Esi Duka tha se grupmoshat janë që nga fare të rinj 21-22 vjeç e deri tek moshat 90 vjeç, por moshat e treta për shkak të sëmundjeve kronike paraqesin një klinikë më të rëndë e për pasojë më shumë risqe gjatë trajtimit. Mjekja apelon që qytetarët që shfaqin temperaturë të mos dalin nga shtëpia duke infektuar të tjerë pasi po vërehet që kjo simptome merret shumë lehtë. Mjekja thotë se në vjeshtë për shkak fluksit të pushuesve dhe viruseve të gripit, gjendja mund të përkeqësohet duke bërë kështu thirrje për vaksinim sa nuk është vonë.https://lajme.rtsh.al/artikull/-pacientet-ne-spitalin-covid-3-vijne-vone-mjekja-preferojne-trajtimin-ne-shtepi-duke-renduar-gjendjen