Wednesday, April 2, 2025

Ozoni !!

Eshtë gazi më i rëndësishëm i atmosferës ose ndryshe O3 i cili ndodhet deri në 60km lartësi nga sipërfaqja e tokës. Rëndësia e gazit ozon qëndron në aftësinë e tij për të absorbuar rrezatimin valëshkurtër diellor, kryesisht atë UV dhe IR dhe si rezultat, temperatura e atmosferës në këtë zonë rritet duke krijuar një lloj rezervuari energjitik për atmosferën. Përmbajtja e O3 në shtresat e ulëta, poshtë 10 km nga sipërfaqja e tokës, është e papërfillshme pasi në sipërfaqen e tokës, në varësi nga muaji apo zona gjeografike, përmbajtja e O3 arrin deri në 10-4 g/m3. Me ngjitjen lart, përmbajtja e tij ndryshon në mënyrë të parregullt. Vetëm për lartësinë mbi 10 km ka një rritje të qartë të përqëndrimit të O3 me një maksimum në 20-25 km lartësi nga toka ndërsa mbi këtë nivel, përmbajtja e tij ulet deri sa zhduket në 60 km. Sasia e përgjithshme e O3 mund të shprehet me shtresën e O3 kjo është sasia e ozonit që gjendet në një shtyllë me sipërfaqe të prerjes tërthore s = 1cm2 në kushte të shtypjes atmosferike normale (p = 760 mmHg) dhe quhet shtresa e sjellë e ozonit ku për të gjithë trashësinë e atmosferës vlerësohet 3.0 mm. Shpërndarja e ozonit sipas vertikales atmosferike ndryshon sipas zonës dhe muajit, më e dukshme në shtresat e poshtme deri 25 km.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ