Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Osmani: Vuçiç po tenton ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Vuçiç po tenton ta destabilizojë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është i interesuar që nëpërmjet bandave të tij kriminale ta destabilizojë Kosovës. Ajo ka theksuar se një veprim i tillë nuk duhet lejuar assesi. Këto komente e para e vendit i ka bëri në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me ç’rast ka theksuar se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë është kyç për ç’tensionimin e situatës në veri të vendit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po ashtu është shprehur se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë, duke tentuar ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin. “Ne si rajon e në veçanti si Kosovë jemi përballë sfidave të tilla, sepse Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë duke tentuar ta destabilizojë Kosovën, por edhe shtetet tjera të rajoni. Kështu që, unë këtu sot për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar që t’i luftojmë këto tendenca destabilizuese, që t’i luftojmë së bashku për sundim të ligjit dhe të parandalohet ndikimi edhe i propagandës por edhe i këtyre tendencave. Vuçiq është i interesuar që nëpërmjet bandave të tij kriminale të destabilizojë vendin tonë. Nuk duhet assesi të lejojmë një gjë të tillë, prandaj koordinimi me aleatët tanë, të cilët kanë qëndruar pranë nesh përgjatë kohëve më të vështira dhe përgjatë sukseseve tona është kyçe në mënyrë që të arrijmë bashkarisht edhe të shtensionohet situata, por edhe që të shtyjmë përpara ide e propozime, të cilat kontribuojnë për paqe e stabilitet”, ka thënë Osmani.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments