Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani – Ulutash diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Osmani – Ulutash diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë. Komandanti i KFOR-it prezantoi vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e misionit që ai drejton dhe njoftoi presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren. Osmani falënderoi gjeneralmajor Ulutash për angazhimin e tij personal, si dhe pjesëtarëve të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Po sot, presidentja Vjosa Osmani priti në takim edhe ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit. Në takim u diskutua edhe mbi kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ritheksuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve dypalëshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ