Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani thekson shkeljet e Serbisë në marrëveshjet e Brukselit

Osmani thekson shkeljet e Serbisë në marrëveshjet e Brukselit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që aktualisht është në krye të OSBE-së. Në këtë takim, presidentja ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë sa i përket marrëveshjeve të Brukselit. E para e shtetit ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon. “Presidentja Osmani dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Osmani kanë folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast, Presidentja Osmani ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë karshi marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa ka përmendur angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka bërë të ditur Presidenca, përmes një komunikate për media. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments