Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Të ulemi me SHBA-në dhe të përgatisim draftin për Asociacionin

Osmani: Të ulemi me SHBA-në dhe të përgatisim draftin për Asociacionin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përgatitur Asociacionin në veri të vendit. Duke folur në një intervistë për RTK-në, Osmani është shprehur se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga Bashkimi Evropian për dialog për të gjetur një zgjidhje me Serbinë. Sa i përket marrëveshjes, presidentja Osmani se marrëveshje ka, por që duhet zbatuar ato, teksa shtoi se ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj por që është marrë obligim për të zbatuar ato, theksin e vuri te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes. “Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhe me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trupo koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments