“Përfaqësimi i një vendi të ndërtuar nga hiri, një shoqërie të shkatërruar nga lufta që sot është demokracia më e fortë në rajon, kampion i shtetit ligjor, dhe një vend që ofron ndihmë për ata që kanë nevojë. Sepse kur kishim nevojë, demokracitë e botës nuk mbyllën sytë para vuajtjeve tona, por na erdhën në ndihmë. Ne besojmë fuqishëm se fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithë neve. Jo vetëm sepse është kaq e qartë se Putini dëshiron të zgjerojë konfliktin. Jo vetëm sepse nuk do të përfundonte vetëm me Ukrainën, sepse padyshim që ata kanë pretendime territoriale dhe duan të marrin territoret e të gjithëve përreth tyre, dhe ata i shohin fqinjët e tyre si shtete të përkohshme, por sepse nuk duhet ta lëmë një ngucakeq të fitojë, edhe për arsyen se shpërblimi i agresorit me territorin e viktimës nuk ka çuar kurrë në historinë e njerëzimit drejt paqes afatgjatë, asnjëherë”, ka thënë ajo.
Ajo para studentëve theksoi po ashtu se populli i Ukrainës është ai që përfundimisht do të fitojë, sepse në fund të fundit po, është e rëndësishme që të gjithë po ndihmojnë, mirëpo ajo që ka vërtet rëndësi është qëndrueshmëria e njerëzve.