Presidentja Vjosa Osmani priti në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit dymijë e njëzet e pesë.
Osmani theksoi se prezenca e këtij misioni dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike.
“Zgjedhjet parlamentare të vitit dymijë e njëzet e pesë ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë”, tha Osmani duke shtuar se procesi zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm.
Ndërsa, shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Loiseau përgëzoi presidenten Osmani për angazhimin e Kosovës në mbrojtje të vlerave demokratike dhe për organizimin paqësor të zgjedhjeve. Ajo vlerësoi pjekurinë e treguar nga qytetarët, si dhe bashkëpunimin e plotë të ofruar ndaj misionit vëzhgues.
Në takim po ashtu u diskutua mbi rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend.