Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë sot nga afër ushtrimin më të madh të këtij viti të ushtrisë amerikane Defender Europe Njëzetepesë që po mbahet në vendin tonë.
Në një postim në Facebook, presidentja e Kosovës shkroi se krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, Kosova po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar.
“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe Njëzetepesë, një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë.”
Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës.
Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s, ka përfunduar Osmani.