Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Hapja e urës si akt pa dallim etnie

Osmani: Hapja e urës si akt pa dallim etnie

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot se hapja e urës së Ibrit si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Sipas saj suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatët.

Këtë qëndrim Osmani e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebbok, duke i bashkëngjitur një foto të takimit që kishte me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është kundër diskutimit për Urën e Ibrit në Bruksel.

Ajo tha se i qëndron deklaratave të mëhershme se duhet të bëhet hapja e Urës së Ibrit, porse kjo duhet të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.

Osmani theksoi se kjo urë nuk është dashur të mbyllej kurrë, por duhet siguruar që kur të hapet të mbetet ashtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments