Faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe, deklaroi presidentja Vjosa Osmani. Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ajo shtoi se ka vetëm një të vërtetë dhe se më 15 janar është kryer krim kundër njerëzimit nga Serbia. Osmani theksoi se Reçaku ka nevojë për drejtësi dhe se kjo i jep kuptim paqes dhe lirisë. Në akademinë përkujtimore të kësaj masakre, drejtësi kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit. Ish-shefi i misionit të OSBE-s në Kosovë, William Walker edhe këtë përvjetor është rikthyer në fshatin Reçak. Walker tha se çdo vit, më shumë njerëz janë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur në Reçak. Walker shtoi se Kosova është histori e demokraci e suksesshme. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe. Në çerekshekullin e masakrës së Reçakut, ajo shtoi gjenocidi në këtë fshat është kujtesë e përhershme për brutalitetin ndaj fëmijëve, grave e burrave. Më tej, presidentja e vendit theksoi se në këtë fshat të vogël të Reçakut por me histori të madhe, u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur. Osmani theksoi se familjet e të masakruarve vazhdojnë të mbajnë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre. Edhe kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për drejtësi, ku theksoi se në kronologjinë e historisë së kryerjes së masakrave, ajo e Reçakut është më e tmerrshmja. Kurti shtoi se kjo masakër ka lënë pas vetës edhe shumë dëshmitarë të cilët flasin për të gjithë të vërtetën nga e shtëna e parë e deri tek përpjekja për fshehjen dhe justifikimin e krimit. Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se terrori i 15 janarit të vitit 1999 shërbeu si alarm për Millosheviçin. Tutje, shtoi se Reçaku është edhe krenari dhe dëshmi e cila nuk mund të mohohet e as harrohet. Më 15 janar 1999, banorët u zgjuan me krismat e forcave serbe. 25 vjet më parë në Reçak, 45 civilë shqiptar u vranë mizorisht. Kjo masakër i cilësia si ndër më mizoret të luftës së fundit në Kosovë.
Osmani: Faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe
RELATED ARTICLES