Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani e Kurti pas takimit me Macron

Osmani e Kurti pas takimit me Macron

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti pas takimit me Macron shprehen të përkushtuar për paqe e stabilitet për të gjithë qytetarët e vendit. “Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, shkruan Osmani në një postim në rrjetet sociale. Osmani mes tjerash thekson se, Presidenti Macron theksoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare, informoi Osmani. “Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë. Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, shprehet Osmani. Osmani theksoi se, diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cënuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.https://ata.gov.al/2022/11/10/osmani-e-kurti-pas-takimit-me-macron-te-perkushtuar-per-paqe-e-stabilitet-per-qytetaret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments