Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Diaspora shqiptare simbol i qëndrueshmërisë

Osmani: Diaspora shqiptare simbol i qëndrueshmërisë

Osmani theksoi se, “gjatë historisë shqiptarët janë shpërndarë në mbarë globin por duke mbajtur trashëgiminë kulturore. Shqiptarët kanë lënë gjurmë në shtetet që emigruan por duke ruajtur themelet. Pavarësisht sfidave, mërgata ka mbetur e lidhur me atdheun. Mërgata jonë është një”. Ndërsa duke folur për rolin e madh të Diasporës shqiptare, Osmani përmendi edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. “Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot ju them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, deklaroi Osmani. Ajo dha edhe lajmin se shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme, së shpejti do kenë mundësinë të votojnë në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë. “Mërgata jonë do ta ketë të drejtën të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona në vendet ku ata jetojnë” shtoi presidentja e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments