Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani dhe Hovenier diskutojnë për Programin e Shitjeve Ushtarake nga SHBA

Osmani dhe Hovenier diskutojnë për Programin e Shitjeve Ushtarake nga SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend, dhe bashkëpunimin bilateral. Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për raketat antitank Javelin. Me këtë rast, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët. Në takim u diskutua edhe për një sërë çështje tjera të interesit të përbashkët dhe u ri-konfirmua nevoja dhe gatishmëria e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim për miratimin e një shitje të mundshme ushtarake të huaj Kosovës të raketave Javelin dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarë. Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes amerikane dorëzoi më 11 janar 2024 certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments