Osmani: Deri në fundjavë do jetë mot i nxehtë, nga e hëna do ketë rënie të temperaturave

0
3

Hakil Osmani nga Meteoalb në një intervistë në Ora News tregoi se si do të jetë moti në vendin tonë në ditët në vijim. Osmani: Këto temperatura janë mjaft të larta për muajin në të cilin ne ndodhemi. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe përgjatë ditës së shtunë. Do kemi maksimume që priten të regjistrohen pranë vlerave 27 apo 28 gradë Celsius.